Boksierët e rinj kosovar po i mbushin bateritë në Brezovicë

  • G.G /
  • 28 July 2020 - 15:48
Boksierët e rinj kosovar po i mbushin bateritë në Brezovicë

Përfaqësuesja e Kosovës në boks për grupmoshat 17-18 vjeçarë po i vazhdon përgatitjet në Brezovicë.

Përgatitjet sipas Federatës së Boksit të Kosovës po zhvillohen duke i respektuar këshillat e dala nga Ministria e Shëndetësisë.

Shumica e sporteve kanë mbetur pa aktivitete pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për të ndalur aktivitetet sportive në ambiente të mbyllura, me qëllim të parandalimit të pandemisë COVID 19.

Vizitë boksierëve sot iu kanë bërë kryetari i Federatës së Boksit, Sylejman Voca së bashku me stafin punues të FboxK, sekretarin e përgjithshëm Mehmet Bogujevci dhe sekretarin teknik, Latif Femolli.

Përgatitjet e boksierëve po zhvillohen në lartësi mbidetare 1200-1700 metra në  në ambient të hapur, ku po u kushtohet rëndësi forcës, kondicionit dhe qëndrueshmërisë.

Në këtë kamp po marrin pjesë 10 boksierë, të cilët po ushtrojnë nga tri herë në ditë.

Federata e Boksit ndërkohë po e shikon mundësinë e organizimit të turneut ndërkombëtar “Lah Nimani”, i cili është shtyrë për shkak të pandemisë Covid-19, e i cili është pikërisht për moshat 17-18 vjeçarë. 

(Kosova Sot Online)