Dren Gashi nuk është më lojtar i Ferizajt

  • G.G /
  • 28 July 2020 - 16:01
Dren Gashi nuk është më lojtar i Ferizajt

Dren Gashi nuk është më lojtar i Ferizajt.

Futbollisti ofanziv i ka ndarë rrugët me ekipin që nuk arriti të mbijetonte në IPKO Superligë.

Është vetë ish-futbollisti i Prishtinës ai që e ka dhënë lajmin për largim nga “Ujqit”.

Gashi ka qenë lojtar i rëndësishëm i Ferizajt në dy sezonet e fundit, sidomos në atë të kaluarin.

Ai i ka uruar suksese klubit të deritashëm, ndërsa tash po shikon përpara, në kërkim të një klubi të ri. 

(Kosova Sot Online)