“Arsenali duhet ta provojë fatin me Stones”

  • A.P /
  • 31 July 2020 - 21:05
“Arsenali duhet ta provojë fatin me Stones”

West Ham thuhet se kanë ofruar 20 milionë funte për mbrojtësin anglez, por Mikel Arteta është në treg edhe për një tjetër mbrojtës

Arsenali duhet ta “shfrytëzojë” mundësinë dhe ta blejë John Stones duke ju bashkuar kështu West Hamit në garë, për të cilët thuhet se kanë ofruar 20 milionë funte, thotë Ray Parlour.

“Ky do të ishte një marrëveshje e mirë për West Ham nëse ata e marrin John Stones për 20 milionë funte”, ka thënë ish sulmuesi i Gunners.

“Sidomos kur shikojmë që Nathan Ake po kalon në City për 40 milionë funte”.

“Arsenali kanë nevojë të madhe për një mbrojtës qendrorë, kështu që duhet ta shfrytëzojnë mundësinë dhe të bëjnë ofertë për Stones?”.

Parlous nuk është i pari ish yll i Arsenalit që i sugjeron Gunners që ta transferojnë Stones, me Paul Merson që po ashtu e ka këshilluar Artetan ta transferojë atë. 

(Kosova Sot Online)