Griezmann dhe Dembele kthehen në stërvitje, gati për duelin me Napolin

  • E.K /
  • 01 August 2020 - 16:10
Griezmann dhe Dembele kthehen në stërvitje, gati për duelin me Napolin

Antoine Griezmann dhe Ousmane Dembele janë kthyer në stërvitje, përkundër që nuk u lejohet ende të përfshihen në duele më serioze, në mënyrë që të kthehen në formë në kohë për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Napolit.

Ndeshja e parë e 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve mes Barcelonës dhe Napolit përfundoi me rezultat 1:1 në Stadio San Paolo dhe ndeshja kthyese do të zhvillohet më 8 gusht.

Barcelona nuk ka qenë në formën më të mirë të mundshme gjatë xhirove të fundit të sezonit në La Liga, titullin e së cilës e humbi kundër Real Madridit.

Përveç rezultateve dhe paraqitjeve jobindëse që ia humbën titullin e La Ligës, Barcelona e vuante edhe lëndimin e Griezmannit, i cili pësoi lëndim muskulor, ndërsa Dembele kishte qenë i lënduar që nga janari.

Mediumi spanjoll Football Espana raporton se të dy futbollistët u panë duke u stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës, ndërsa edhe Clement Lenglet u kthye nga lëndimi i tij në fillim të kësaj jave.

Megjithatë, Arturo Vidal është i suspenduar, ndërsa edhe Samuel Umtiti, Jean-Clair Todibo dhe Roland Araujo pritet të mungojnë gjithashtu. 

(Kosova Sot Online)