Van Dijk e ka një dobësi, thotë Toure

  • E.K /
  • 03 August 2020 - 14:43
Van Dijk e ka një dobësi, thotë Toure

Virgil van Dijk e ka dëshmuar veten si një lojtar i jashtëzakonshëm pothuajse në çdo aspekt, që prej se iu bashkua Liverpoolit, por ish-mbrojtësi i të kuqve, Kolo Toure, mendon se holandezi e ka një dobësi, megjithatë.

Përfaqësuesi i Holandës Van Dijk iu bashkua Liverpoolit nga Southamptoni në janar të vitit 2018, për 83 milionë euro, kjo shumë në atë kohë ishte rekord botëror për një mbrojtës.

Van Dijk i ndihmoi të kuqve këtë sezon ta fitojnë titullin e parë në ligë pas plot 30 vjetëve, me paraqitje vazhdimisht mbresëlënëse.

Toure, i cili ka luajtur si Van Dijk ka luajtur për Liverpoolin dhe Celtic, thotë se e adhuron holandezin, por ndien se sulmuesit mund të kenë paksa fat kur të përballen me të nëse janë guximtar.

“Ai është lojtar i jashtëzakonshëm, lojtar i madh. Ai ka shpejtësi, gjatësi, mund të kërcejë lart. Ka teknikë, po ashtu. Mund të bëjë pasime të gjata. Ai ka gjithçka”, tha Toure.

“Nuk i kam parë shumë lojtarë duke e sfiduar atë një kundër një. Sipas mendimit tim, kjo është dobësia e tij. Ai është shumë i gjatë dhe nëse e sulmon me top, ai mund të hasë në vështirësi, por mbetet shumë i mençur”, shtoi ai.

“Ai është shumë i mençur sepse tërhiqet mbrapa shumë mirë, por nëse je shumë agresiv në sulm një kundër një, atëherë mendoj se mund ta kalosh atë”, nënvizoi ai. 

(Kosova Sot Online)