Benzema paralajmëron kalimin nga futbolli në kikboks

  • S.A /
  • 04 August 2020 - 11:19
Benzema paralajmëron kalimin nga futbolli në kikboks

Ylli i Real Madridit, Karim Benzema, e pranoi se do t’i pëlqente ta sfidonte veten në artet e përziera marciale, pasi ta mbyllë karrierën e tij si futbollit, pasi që tha se është tifoz i kikboksit.

32-vjeçari Karim Benzema e ka shijuar një sezon mbresëlënës 2019/20 me Real Madridin, duke i shënuar 21 gola dhe duke i bërë tetë asiste për t’i ndihmuar skuadrës së tij ta mposhtë Barcelonën në garën për titullin e La Ligës.

Forma e mirë e këtij sezoni e Benzemës lë të kuptohet se francezi nuk është ende gati të pensionohet nga karriera si futbollist, përkundër që i ka mbushur 32 vjeç.

Megjithatë, sulmuesi francez e ka pranuar se ka disa sfida të tjera të cilat e tundojnë atë, si artet e përziera marciale.

Benzema u përgjigj në disa pyetje në kanalin e tij në Youtube dhe njëra prej pyetjeve i erdhi nga kikboksieri francez, Fouad Ezbiri, me të cilën sulmuesi i Real Madridit ka bërë stërvitje në të kaluarën.

Ezbiri u pyet nëse Benzema – që është tifoz i boksit dhe sporteve të tjera luftarake – planifikon të hyjë në ring të paktën një herë.

“Epo Fouad, vëllai im, shpresoj që je mirë. Është e vërtetë që unë i dua shumë sportet luftarake”, ka thënë Benzema.

“Më pëlqejnë shumë stërvitjet, ne veçse jemi stërvitur së bashku. Pasi t’i jap fund karrierës në futboll, pse të mos ushtroj me ty për gjashtë muaj dhe pastaj nëse ti mendon se jam gati për një meç, atëherë unë jam gati”.

(Kosova Sot Online )