Liverpooli kërkon mbrojtësin kundërshtar në Premierligë

  • S.A /
  • 05 August 2020 - 12:56
Liverpooli kërkon mbrojtësin kundërshtar në Premierligë

Mediumi prestigjioz BBC Sport raporton se Liverpooli është i interesuar në transferimin e mbrojtësit të krahut të majtë Jamal Lewis nga Norwich City për dhjetë milionë funte, si opsion të dytë pas Andy Robertson.

Mbrojtësi irlandez, 22-vjeçar, i bëri 28 paraqitje në Premierligë gjatë sezonin 2019/20 dhe e shënoi një gol, përderisa Kanarinat e Verdha ranë nga Premierliga në Championship, nivelin e dytë të futbollit në Angli. Norwich raportohet se janë të interesuar për mbrojtësin e krahut të majtë të Liverpoolit, Yasser Larouci, që do të thotë se transferimi mund të kryhet edhe me ndonjë marrëveshje ku përfshihet shkëmbimi.

Algjeriani Larouci, 19-vjeçar, e ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij, mirëpo raportohet se s’është i kënaqur me mungesën e minutave të lojës në Liverpool.

Dy paraqitjet e tij të vetme për kampionin e ri të Premierligës erdhën në FA Cup, ndërsa kur skocezi Robertson e kishte të pamundur të luante, mesfushori James Milner e zinte vendin e tij.

(Kosova Sot Online )