Dy gola të shpejtë në ndeshjen Manchester United – LASK

  • A.P /
  • 05 August 2020 - 22:36
Dy gola të shpejtë në ndeshjen Manchester United – LASK

Manchester United dhe LASK janë duke luajtur baras 1:1 në ndeshjen e kthimit të 1/8 e finales në Ligën e Evropës, e cila është duke u zhvilluar momentalisht në Old Trafford.

LASK kaloi i pari në epërsi kur Philipp Wiesinger shënoi gol fantastik me vollei në minutën e 55-të.

Por vetëm dy minuta më vonë, Jesse Lingard shënoi për 1:1 për Unitedin, pas një pasimi nga Juan Mata.

Unitedi e kishte fituar ndeshjen e parë 5:0 dhe është buzë kalimit në çerekfinale.

(Kosova Sot Online)