Mike Tyson shfaq muskujt gjatë një stërvitjeje rraskapitëse

  • S.A /
  • 06 August 2020 - 08:51
Mike Tyson shfaq muskujt gjatë një stërvitjeje rraskapitëse

Legjenda e boksit, Mike Tyson, e ka shfaqur edhe një herë formën e tij mbresëlënëse fizike në moshën 54-vjeçare, përderisa po vazhdon stërvitjet rraskapitëse për kthimin e tij në ring.

54-vjeçari Mike Tyson do të kthehet në ringun e boksit për t’u përballur me legjendën tjetër të boksit, Roy Jones Jr, në një meç ekzibicioni në Los Angeles, më 12 shtator.

Tyson, 54-vjeçar, luftoi në ring për herë të fundit në mënyrë profesionale në vitin 2005, kur u mposht nga irlandezi Kevin McBride. Ajo ishte humbja e tij e gjashtë në 58 meçe në karrierë.

Ai po punon për të marrë rezultat më të mirë në kthimin e tij në ring. Këtë e ka dëshmuar me videot e shumta nga stërvitjet, së fundi duke e publikuar një të re në Instagram.Mike Tyson dhe Roy Jones do të përballen në një meç tetë-rundësh dhe Komisioni Atletik Shtetëror i Kalifornisë ka sugjeruar se nokautet s’do të lejohen.

(Kosova Sot Online )