Roma shitet për 591 milionë euro, arrihet marrëveshja

  • S.A /
  • 06 August 2020 - 10:44
Roma shitet për 591 milionë euro, arrihet marrëveshja

Roma e ka konfirmuar arritjen e një marrëveshje për ta shitur klubin te kompania amerikane, Friedkin Group, që e bleu gjigantin e Serisë A për 591 milionë euro.

Pronari paraprak dhe presidenti i klubit, James Pallota, i nënshkroi të mërkurën në mbrëmje kontratat e nevojshme preliminare për ta shitur Romën te Dan Friedkin, drejtori ekzekutiv i kompanisë The Friedkin Group.

Roma e konfirmoi lajmin në një deklaratë të publikuar në faqen zyrtare të klubit, ndërsa Pallotta u shpreh i kënaqur që u finalizua marrëveshja dhe insistoi se klubi tani është në duar të sigurta me Friedkin në bordin drejtues bashkë me djalin e tij, Ryan.

“Me kënaqësi po e konfirmoj se kemi arritur marrëveshje me Friedkin Group për shitjen e Romës”, ka thënë biznesmeni 62-vjeçar.

“Ne i kemi nënshkruar kontratat dhe gjatë ditëve në vijim do të punojmë së bashku për kompletimin e procesit ligjor dhe formal që do të rezultojë në ndërrimin e kryesisë së klubit”.

“Gjatë muajve të fundit, Dan dhe Ryan Friedkin e kanë dëshmuar përkushtimin e tyre të plotë për finalizimin e kësaj marrëveshjeje dhe për ta dërguar klubin përpara në aspektin pozitiv. Jam i sigurt se ata do të jetë pronarë të ardhshëm të mrekullueshëm të Romës”.

(Kosova Sot Online )