Zyrtare: Sanchez nënshkruan kontratë trevjeçare me Interin, 7 milionë euro pagë vjetore

  • S.A /
  • 06 August 2020 - 11:23
Zyrtare: Sanchez nënshkruan kontratë trevjeçare me Interin,  7 milionë euro  pagë vjetore

Alexis Sanchez i është bashkuar Interit përfundimisht, duke nënshkruar kontratë trevjeçare me zikalterit, si lojtar i lirë nga Manchester United.

Sanchez e kaloi këtë sezon i huazuar te gjiganti italian dhe ditë më parë, Interi dhe Unitedi ranë në ujdi për kalimin e sulmuesit kilian te kjo e para.

Sanchez e ka shijuar një sezon mbresëlënës, përkundër që pati probleme me lëndime, si i huazuar në skuadrën e Antonio Contes. Ai i ka shënuar katër gola në 29 paraqitjet e tij këtë sezon.

Në anën tjetër, ish-sulmuesi i Barcelonës s’kishte arritur ta dëshmonte veten gjatë kohës sa ishte me Djajtë e Kuq në Old Trafford, duke i regjistruar vetëm pesë gola në 45 paraqitjet për Unitedin.

Drejtori ekzekutiv i Interit, Beppe Marotta, dhe trajneri i Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer konfirmuan dje se 31-vjeçari do ta transferohet në formë permanente te zikaltrit.

Dhe sot, Interi njoftoi se Sanchez ka nënshkruar kontratë me zikaltrit e cila do ta mbajë atë në San Siro deri më 2023.

Sanchez pritet të ketë pagë vjetore në vlerë 7 milionë euro.

(Kosova Sot Online )