Ylli i ri i Man Unitedit, zëvendësues i Rashicës në Werder Bremen

  • S.A /
  • 06 gusht 2020 - 12:12
Ylli i ri i Man Unitedit, zëvendësues i Rashicës në Werder Bremen

Agjenti i yllit të ri të Manchester Unitedit, Tahith Chongut, i ka shtuar spekulimet se klienti i tij do të transferohet në Werder Bremen për ta zëvendësuar yllin kosovar, Milot Rashicën.

Tahith Chong u promovua në ekipin e parë të Manchester Unitedit në vitin 2018 nga akademia e klubit, mirëpo nuk ka arritur të zërë vend në formacionin e parë të klubit që nga atëherë.

Tani, Werder Bremeni është përfolur të jetë i interesuar për transferimin e Chongut si zëvendësues të Milot Rashicës, veçanërisht pasi mediumet gjermane raportuan se agjenti i futbollistit, Erkan Alkan, mbajti takim me drejtuesit e klubit gjerman javën e kaluar.

Rashica pritet të largohet këtë verë nga Werder Bremeni pasi ka tërhequr ëvmendjen e shumë klubeve të mëdha evropiane. Spekulimet për zëvendësimin e tij me sulmuesit e krahut të djathtë të Manchester Unitedit, Tahith Chongun, i ka nxitur edhe më shumë së fundi agjenti i tij.

“Tahith dëshiron të shkojë në Bundesligë. Ne do të flasim për këtë me Manchester Unitedin të enjten”.

Edhe drejtori sportiv i Ëerder Bremenit, Frank Baumann, e ka konfirmuar dëshirën e klubit për ta transferuar mesfushorin, në një intervistë të dhënë në fillim të kësaj jave.

“Chong është shumë i shpejtë, ai mund të sulmojë nga krahët dhe kjo bën që ai t’i përshtatet sistemit tonë. Ne mund t’i shtojmë edhe dy apo tre lojtarë. Huazimi i lojtarëve nga top klubet është biznes kuptimplotë për ne”, ka thënë Baumann

(Kosova Sot Online )