Guardiola e gëzon Barcelonën: “Garcia ka refuzuar rinovimin, dëshiron të largohet”

  • A.P /
  • 06 August 2020 - 18:54
Guardiola e gëzon Barcelonën: “Garcia ka refuzuar rinovimin, dëshiron të largohet”

Eric García mund të kthehet në Barcelonë.

Pep Guardiola ka konfirmuar se mbrojtësi që luan edhe në qendër dhe në krahun e djathtë të mbrojtjes, ka refuzuar rinovimin e kontratës me Manchester Cityn, e cila i skadon në verën e vitit 2021.

Ai kërkohet nga Barcelona, aty ku u rrit dhe zhvillua si lojtar.

“Eric García na ka thënë se nuk dëshiron të rinovojë kontratën me Manchester City. Mendoj se dëshiron të luajë për një ekip tjetër”, tha Guardiola në konferencë për media para ndeshjes me Real Madridin në Ligën e Kampionëve. 

(Kosova Sot Online)