Zidane: Hazard është gati për ‘finalen’ kundër Man City

  • S.A /
  • 07 August 2020 - 07:54
Zidane: Hazard është gati për ‘finalen’ kundër Man City

Hazard do të luajë kundër Manchester City.

Ditëve të fundit është raportuar se Eden Hazard nuk është rikuperuar plotësisht nga lëndimi në kyçin e këmbës së djathtë dhe se po ndjen dhimbje.

 

 

Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe Zidane, por thotë se ai është mirë dhe se do të luajë nesër kundër Man City.

“Hazard ka pasur disa shqetësime në fund të sezonit të La Ligës. Tani është shumë më mirë, ai është mirë dhe i gatshëm”, u shpreh Zidane.

“Nuk mendoj se ka dhimbje. Të luash çdo tri ditë është e vështirë për ta rikuperuar, por tani ka pasur kohë për t’u shëruar. A do të rrezikojmë? Do të shihni çfarë do të ndodhë nesër. E rëndësishme është se të gjithë jemi mirë dhe të gatshëm”.

(Kosova Sot Online )