Luis Nani shkëlqen me dy gola të bukur dhe dërgon ekipin e tij në finale të ‘Play-Offit’ në MLS

  • S.A /
  • 07 August 2020 - 09:04
Luis Nani shkëlqen me dy gola të bukur dhe dërgon ekipin e tij në finale të ‘Play-Offit’ në MLS

Ylli portugez, Luis Nani ka dhuruar ‘magji’ në përballjen e Orlando Cityt me Minnesota United.

Orlando City ka arritur të mposht Minnesota Unitedin me rezultat 3-1 në takimin e dytë të gjysmëfinales së “Play-Offit” në Mayor League Soccer (MLS).

Kjo fitore ka bërë që klubi i Orlando Cityt të arrijë në finalen e madhe të MLS, ku do të përballet me Portland Timers që fituan ndaj Philadelphia Union.

Fitorja e Orlandos erdhi falë yllit portugez, Luis Nani, i cili ishte në formën e tij më të mirë duke shënuar dy gola të bukur.

Goli i parë i sulmuesit portugez erdhi në minutën e 36-të dhe ishte një gol i bukur pas një pranimi fantastik të topit, duke quar epërsinë në 1-0.

Megjithatë, goli i dytë personal dhe i epërsisë 2-0 në minutën e 42-të ishte shumë më i bukur dhe më magjik.

Pas një pranimi të mirë të topit, Nani bën një lëvizje dhe nga një distancë rreth 20 metra shënon për 2-0.

Minnesota arriti të kthehet në lojë në minutën e 83-të duke shënuar me anë të Mason Toye për 2-1, por Orlando gjeti edhe një gol në minutat shtesë me anë të Benji Michel dhe mbylli ndeshjen me rezultat 3-1.

Finalja e madhe mes Orlando Cityt dhe Philadelphia Union do të zhvillohet me 12 gusht.

(Kosova  Sot Online )