Bucks sigurojnë vendin e parë në Lindje, shkëlqejnë Lillard dhe Harden

  • S.A /
  • 07 August 2020 - 10:08
Bucks sigurojnë vendin e parë në Lindje, shkëlqejnë Lillard dhe Harden

Giannis Antetokounmpo dhe Khris Middleton kontribuuan me nga 33 pikë secili dhe ia dhanë Milwaukee Bucks fitoren me rezultat 130:116 kundër Miami Heat, duke e përmbysur rezultatin nga deficiti prej 23 pikësh në pjesën e parë.

Antetokounmpo, i cili e bëri ndërhyrjen e pestë të parregullt kur kishin mbetur edhe 10 minuta e 48 sekonda lojë në çerekun e katërt, kontribuoi edhe me 12 kërcime dhe katër asiste në 30 minuta lojë. Middleton ndihmoi me tetë asistet dhe gjashtë kërcimet e tij në 34 minuta lojë

Milwaukee e ka rekordin më të mirë në NBA, me 55 fitore dhe 14 humbje dhe me këtë fitore i dhanë fund ecurisë prej dy humbjeve radhazi dhe e siguruan vendin e parë në Konferencën e Lindjes në NBA.

Jimmy Butler dhe Goran Dragic munguan në skuadrën e Heat shkaku i lëndimeve, mirëpo Duncan Robinson u ngrit në vend të tyre dhe i shënoi 21 pikë, ndërsa qendra Ban Adebayo luajti vetëm 21 minuta shkaku i problemeve me ndërhyrje të tepërta.

Portland Trail Blazers 125 – Denver Nuggets 115

Damian Lillard i regjistroi 45 pikë dhe 12 asiste dhe e barazoi rekordin e tij personal në karrierë me 11 trepikëshat e saktë, për t’ia dhënë Portland fitoren kundër Denver dhe për t’ia përmirësuar gjasat për kualifikim në fazën play-offs.

Michael Porter Jr i regjistroi 27 pikë dhe 12 kërcime, ndërsa edhe Jerami Grant ndihmoi me 18 pikë për Nuggets, të cilëve u mungonin Jamal Murray, Gray Hariis dhe Will Barton.

Houston Rockets 113 – Los Angeles Lakers 97

James Harden ua bashkëngjiti 39 pikëve të tij 12 asiste dhe Houston e fitoi përballjen me Los Angeles Lakers, që tashmë e ka siguruar vendin e parë në Konferencën e Perëndimit dhe po luante në këtë përballje pa LeBron James,

Harden i shtoi edhe tetë kërcime dhe tri vjedhje të topit për ta ndihmuar skuadrën, që po luante pa Russell Westbrookun.

Phoenix Suns 114 – Indiana Pacers 99

Phoenix e mori një fitore të madhe kundër Indianas në garën për kualifikim në fazën play-offs falë një ecurie mbresëlënëse prej 21 pikëve të shënuara gjatë një periudhë kur s’e lanë kundërshtarin të shënojë fare.

Suns tani e kanë rekordin e përsosur prej katër fitoreve radhazi që nga rinisja e sezonit, falë edhe paraqitjes së mirë nga Cameron Payne, që i shënoi 12 nga 15 pikët e tij gjatë asaj ecurie të mirë të Suns.

Sacramento Kings 140 – New Orleans Pelicans 125

Bodgdan Bogdanovic theu rekord personal në karrierë me 35 pikët e shënuara që ia dhanë Sacramentos fitoren e parë që nga rinisja e sezonit të NBA, në dëm të New Orleans.

Zion Williamsoon ishte më i miri te Pelicans, përkundër që luajti vetëm 22 minuta. Ai i shënoi 24 pikë dhe ishte i saktë në dhjetë nga 12 gjuajtjet e tij gjithsej.

Los Angeles Clippers 126 – Dallas Mavericks 111

Kawhi Leonard dhe Paul George kombinuan për dy aksione vendimtare në çerekun e katërt, kur Clippers e zhbllokuan rezultatin kundër Mavericks dhe arritën ta merrnin kontrollin e ndeshjes.Leonardi e mbylli ndeshjen me 29 pikë e George me 24, ndërsa te Mavericks më të mirët ishin Kristaps Porzingis me 30 pikë dhe Doncic me 29 pikë.

(Kosova Sot Online )