Derisa Reali po përgatitet për ‘finale’, Bale po luan golf
Gareth Bale ka prekur kulmin.
Uellsiani, i cili nuk pranoi të udhëtojë me Realin dhe të luajë në Ligën e Kampionëve kundër Manchester City, është parë gjatë ditës së sotme duke luajtur golf.
Pamjet janë publikuar nga “El Chiringuito de Jugones” dhe natyrisht kanë irrituar shumë zyrtarët e Madridit për mungesë respekti nga ana e Bale, pasi Madridi sonte luan finalen e sezonit kundër Cityt.
Bale sezon pas sezoni flitet se do të largohet, ama këtë verë është mbushur gota – ai s’do ta veshë me fanellën e Realit sipas mediave spanjolle.
(Kosova Sot Online )