Reagon Reali, shënon Benzema dhe ndeshja bëhet interesante

  • A.P /
  • 07 August 2020 - 21:43
Reagon Reali, shënon Benzema dhe ndeshja bëhet interesante

Real Madridi ka arritur ta barazojë rezultatin në 1-1 kundër Manchester City në Etihad Stadium.

Karim Benzema ka shënuar për 1-1 në minutën e 28’, pas një asistimi nga ana e Rodrygos.

Vendasit kaluan në epërsi pas 10 minutave lojë, Raphael Varane, si një lojtar amator, ia foli golin City, që realizuan për 1-0 përmes Raheem Sterling.

Me golin e Benzemas, rezultati i përgjithshëm ka shkuar në 3-2 dhe Realit i duhet vetëm edhe një gol për të barazuar gjithçka.

(Kosova Sot Online)