REKORD, askush si Cristiano Ronaldo në histori të Juventusit

  • A.P /
  • 07 August 2020 - 22:37
REKORD, askush si Cristiano Ronaldo në histori të Juventusit

Cristiano Ronaldo ka arritur një tjetër rekord historik me fanellën e Juventusit.

Me golat kundër Lyon, ku Juventusi po fiton 2-1, Cristiano Ronaldo kapi shifrën e 37 finalizimeve në sezonin 2019/20 me fanellën e “Zonjës së Vjetër”.

Kështu, ai u bë lojtari i vetëm në histori të Juventusit që shënon kaq shumë në një edicion, duke thyer rekordin e Felice Placido Borel që në sezonin 1933/34 kishte shënuar 36 gola.

(Kosova Sot Online)