Juventusi shkarkon Sarrin, “në pritje të zyrtarizmit”

  • A.P /
  • 08 August 2020 - 14:29
Juventusi shkarkon Sarrin, “në pritje të zyrtarizmit”

Madje, në Itali tashmë janë të bindur që Juventusi e ka shkarkuar trajnerin dhe pritet që së shpejti klubi kampion të dalë me një komunikatë zyrtare lidhur me këtë vendim, që vjen pas eliminimit nga Liga e Kampionëve nga Lyon.

Lajmin e ka dhënë gazetari dhe eksperti italian, Gianluca Di Mazrzio, përmes llogarisë personale në rrjetin social “Twitter”.

Në Itali raportojnë se Mauricio Pochettino shikohet si kandidati kryesor për zëvendësuar Sarrin, madje tashmë drejtuesit e Zonjes se Vjeter e kanë kontaktuar ishin e Tottenham.

Derisa përmenden edhe emrat e Zinedine Zidane dhe Simone Inzaghi si kandidatë për stolin e Juves.

Juve me Sarrin e fitoi Serinë A, por nuk është e mjaftueshme për drejtuesit e klubit që ëndërrojnë Champions Leaguen, pasi në Itali triumfojnë tash e nëntë vite me radhë.

(Kosova Sot Online)