Shkaku i Covid-19, Dritës i mungojnë dy lojtarë në ndeshjen për kualifikim në Champions

  • S.A /
  • 08 August 2020 - 16:52
Shkaku i Covid-19, Dritës i mungojnë dy lojtarë në ndeshjen për kualifikim në Champions

Drita do ta luajë sonte në orën 18:00 ndeshjen e rëndësishme kundër Inter de Escelades për kualifikim në Ligën e KAmpionëve. Megjithatë, shkaku i Covid-19, skuadrës së Ardian Nuhiut do t’i mungojnë dy lojtarë.

Drita ka bërë të ditur se Fidan Gërbeshi ka rezultuar pozitiv në testin e fundit me Covid-19, ndërsa UEFA ka kërkuar që të vetëizolohet edhe Bujar Shabani, përkundër që ka rezultuar negativ.

“Per fatin tone te keq mungojne: Fidan Gerbeshi i cili ne testimin e fundit ka rezultuar pozitiv dhe Bujar Shabani i cili ka rezultuar Negativ, por per shkak te kontaktit me Fidanin, eshte kerkuar nga Uefa qe te vetizolohet”, thuhet në njoftimin e Dritës.

Më poshtë mund ta shikoni formacionin e parë me të cilin do të luajnë gjilanasit në këtë ndeshje:

Image

Klubi gjilanas do të përballet ndaj Inter Club d’Escaldesit në ndeshjen gjysmëfinale të raundit preliminar të Ligës së Kampionëve. Në rast të kualifikimit në finale, ekipi i Ardian Nuhiut do të përballet me fituesin e takimit Tre Fior.

(Kosova Sot Online )