Legia e Varshavës, kundërshtarja e mundshme e Dritës

  • S.A /
  • 10 August 2020 - 12:46
Legia e Varshavës, kundërshtarja e mundshme e Dritës

Kampioni i Kosovës, Drita, ka mësuar emrin e kundërshtarit të rrethit të dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve, nëse ia del të ecën tutje.

Pas fitores kundër kampionit të Andorës, ekipi gjilanas të martën do të ballafaqohet me Linfieldin. Dhe, në rast fitoreje atëherë në fazën e parë kualifikuese do të ndeshet me klubin e njohur polak Legia nga Varshava.

E nëse e kalon edhe ekipin polak, atëherë kampioni i Kosovës pastaj do të ballafaqohet me fituesin e duelit mes Ararat-Armenias të Armenisë dhe Omonias së Qipros.

Shorti është hedhur sot në Nyon.

(Kosova Sot Online )