Tuchel lavdëron stilin unik të Atalantas

  • A.P /
  • 10 August 2020 - 19:11
Tuchel lavdëron stilin unik të Atalantas

Trajneri i PSG-së, Thomas Tuchel ka pranuar se është i impresionuar nga kundërshtarët e tij në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, Atalantan. “Totalisht ata kanë një stili unik dhe Papu Gomez është super lojtar”

“Të mbrohemi mirë është çelësi më i rëndësishëm kundër Atalantas”, ka thënë Tuchel për beIN Sports.

“Ata kanë një stil tërësisht tjetër. Ata sulmojnë më tërë lojtarët e tyre, shkojnë në sulm gjatë gjithë kohës, bëjnë presion në çdo pjesë të fushës. Numri 10 i tyre, Gomez, është gjithmonë gati për të dënuar. Ai kombinon me të gjithë lojtarët në hapësira të vogla”.

“Ata luajnë në të dy anët e sulmit me lojtarë krah, ata krosojnë, godasin nga distanca”.

“Kjo do të thotë që ne duhet të fokusohemi në mbrojtje dhe mos të pranojmë gol, por e dimë që kjo do të jetë e vështirë ta mbash portën e paprekur kundër Atalantas”, ka thënë ai.

Lojtarët e Gian Piero Gasperinit kanë shënuar 98 gola në 38 ndeshje në Serie A kurse kanë dështuar që t’i shënojnë dy gola për ndeshjeve vetëm dy herë gjatë gjithë sezonit.

Ata kanë shënuar në të gjitha ndeshjet e Ligës së Kampionëve, përjashtim ndeshjen e parë, ku kanë shënuar 16 gola n shtatë ndeshje duke shënuar katër gola kundër Valencia në 1/8 e finales. 

(Kosova Sot Online)