Conte kërkon gjysmëfinalen në Europa Ligë kundër Bayerit

  • A.P /
  • 10 gusht 2020 - 21:18
Conte kërkon gjysmëfinalen në Europa Ligë kundër Bayerit

Skuadra e Antonio Contes, Inter do të përballet sonte me skuadrën e Bayer Leverkusen në Düsseldorf Arena

Antonio Conte do të tentojë që sonte të kualifikohet për në gjysmëfinalen e Europa Ligës ku do të këtë punë të vështirë me skuadrën e Bayer Leverkusen.

Inter është favorit por edhe gjermanët kanë ditur të tregojnë ndeshje të mira këtë sezon, derisa lider i tyre është sulmuesi Kai Havertz.

Conte ka startuar me sistemin 3-5-2, ku vijës së sulmit i prin Romelu Lukaku dhe Lautaro Martinez.

Në anën tjetër Bayer Leverkusen dhe trajneri i tyre Peter Bosz ka startuar me formacion 4-2-3-1 ku Volland i prinë sulmit dhe pas tij janë Diaby, Demirbay dhe Havertz.

(Kosova Sot Online)