Gjilani godet në transfere, transferon portierin e njohur

  • A.P /
  • 10 August 2020 - 22:09
Gjilani godet në transfere, transferon portierin e njohur

Portieri i mirënjohur shqiptar, Ene Koliqi është prezantuar te Gjilani gjatë ditës së sotme.

Koliqi do ta zëvendësojë Kenan Haxhihamzën e larguar te Gjilani, derisa ai erdhi me kërkesë të trajnerit Gentjan Mezani

Koliqi ka një përvojë të pasur në futboll.

Ai ka luajtur te skuadrat greke, Iraklis, Olympiacos Volos, Odysseas, Panserraikos, gjithashtu edhe te skuadrat shqiptare si Flamurtari i Vlorës, Kukësi dhe së fundmi te Skënderbeu.

“Enea Koliqi vesh fanellën e Gjilanit për herë të parë. Mirësevjen Enea”, ka njoftuar klubi gjilanas.

(Kosova Sot Online)