Conte: Lukaku e meriton suksesin e vet, por duhet t’i falënderojë bashkëlojtarët

  • S.A /
  • 11 August 2020 - 10:16
Conte: Lukaku e meriton suksesin e vet, por duhet t’i falënderojë bashkëlojtarët

Trajneri i Interit, Antonio Conte, e lavdëroi sulmuesin Romelu Lukaku pas një tjetër paraqitjeje mbresëlënëse të tij, në çerekfinale të Ligës së Evropës, mirëpo insistoi se ky sukses është falë edhe ndihmës nga bashkëlojtarët e tij në Inter.

Romelu Lukaku e shënoi golin e fitores në ndeshjen e Interit të së hënës dhe ia dha zikaltërve një vend në gjysmëfinalen e Ligës së Evropës kundër Shakhtar Donteskut ose Baselit.

Nicolo Barella e kishte shënuar golin e parë të ndeshjes pasi i ishte kthyer topi pas një goditjeje të pritur të Romelu Lukakus, i cili më vonë e shënoi golin e dytë, para se Kai Havertz ta përgjysmonte epërsinë e Interit në 2:1 kundër Bayer Leverkusenit.

Lukaku mund ta kishte mbyllur ndeshjen me het-trik, nëse gjyqtari Carlos del Cerro Grande nuk do t’i kishte tërhequr prapa dy vendime për akordim të penalltisë pas konsultimeve me VAR.

Conte e lavdëroi Lukakun pas ndeshjes, kur ai u bë lojtari i parë që shënoi në nëntë ndeshje radhazi të Ligës së Evropës dhe e arriti shifrën prej 29 golave të shënuara këtë sezon, ai shtoi se belgu s’do të ishte askund pa përkrahjen e skuadrës.

“Është e vështirë ta flasësh për individë kur e ke një paraqitje kaq të mrekullueshme ekipore. Romelu po e kalon një sezon të shkëlqyeshëm, i përkrahur nga skuadra, që i vendos të gjithë në pozitë për ta shprehur veten në nivelin më të mirë individual”, ka thënë Conte.

“Jam i lumtur për të sepse ai i meriton të gjitha këto suksese, por Romelu duhet ta falënderojë edhe skuadrës që e ka vënë atë në pozitë për ta shprehur veten në formën më të mirë të të gjithë karrierës së tij”.

(Kosova Sot Online )