Ish-kapiteni i Rusisë e bën për spital gjyqtarin, publikohen pamjet

  • S.A /
  • 11 August 2020 - 14:09
Ish-kapiteni i Rusisë e bën për spital gjyqtarin, publikohen pamjet

Ish-kapiteni i Kombëtares së Rusisë, Roman Shirokov, e ka bërë për spital gjyqtarin e ligës amatore, Nikita Danchenkon, të cilin e sulmoi gjatë një ndeshjeje.

Roman Shirokov ishte zemëruar që nuk i ishte akorduar një penallti gjatë një ndeshjeje në ligën amatore ruse, siç shihet në videon e mëposhtme.

Në këtë video shihet se si Shirokov më pas shkon drejt gjyqtarit Nikita Danchenko dhe dyshja shkëmbejnë fjala të ashpra me njëri-tjetrin në fushën e lojës.

Pasi Shirokov ndëshkohet me karton të kuq, ai e sulmon Danchenkon në fytyrë dhe e shkelmon atë kur rrëzohet, përderisa futbollistët e tjerë tentojnë ta ndalin ish-mesfushorin profesionist.

(kosova Sot Online  )