Goditet edhe Barcelona, e konfirmon një lojtar të infektuar me Covid-19

  • S.A /
  • 12 August 2020 - 12:33
Goditet edhe Barcelona,  e konfirmon një lojtar të infektuar me Covid-19

Barcelona ka bërë të ditur se nga testet e fundit të bëra për Covid-19, një lojtar ka rezultuar pozitiv. Megjithatë, ai nuk është në mesin e skuadrës që është zgjedhur për të luajtur në Ligën e Kampionëve.

Emri i lojtarit të infektuar nuk është zbuluar nga Barcelona, megjithatë dihet se ai është njëri nga nëntë lojtarët që pritej t’i nisnin stërvitjet parasezonal të mërkurën.

Kjo do të thotë që lojtari i infektuar të jetë njëri nga Pedri, Trincão, Matheus Fernandes, Todibo, Wagué, Aleñá, Rafinha, Miranda dhe Oriol Busquets.

“Lojtari nuk ka simptoma, është në gjendje të mirë shëndetësore dhe ka qenë duke u izoluar në shtëpi”, thuhet në njoftimin e Barcelonës.

(Kosova Sot Online )