Statistikat më interesante për çerekfinalen e parë të Ligës së Kampionëve

  • S.A /
  • 12 August 2020 - 12:38
Statistikat më interesante për çerekfinalen e parë të Ligës së Kampionëve

Paris Saint-Germaini dhe Atalanta do të luftojnë të martën në orën 21:00 për t’u bërë gjysmëfinalisti i parë i këtij edicioni të Ligës së Kampionëve, përderisa dy skuadrat e kanë synim titullin e parë të garës më prestigjioze të Evropës.

Atalanta dhe Paris Saint-Germaini e kishin siguruar vendin në çerekfinale qysh para ndërprerjes së sezonit shkaku i përhapjes së koronavirusit, kështu që garën në Ligën e Kampionëve do ta rinisin me ndeshjen e sotshme, të parën në kuadër të çerekfinaleve.

Ashtu siç do të zhvillohen të gjitha ndeshjet nga faza çerekfinale, edhe Atalanta me Paris Saint-Germainin do ta zhvillojnë çerekfinalen e sotshme në Lisbonë në orën 21:00, ku për dallim nga sezonet e tjera nuk do të ketë ndeshje kthyese.

Statistikat më interesante:

– Kjo do të jetë përballja e parë me karakter garues mes Atalantas dhe Paris Saint-Germainit

– Takimi tjetër i vetëm i Atalantas me ndonjë klub francez në Evropë ishte kundër Lyonit në fazat e grupeve të edicionit 2018/18 të Ligës së Evropës. Atalanta e kishte fituar 1:0 ndeshjen në shtëpi, ndërsa barazoi 1:1 në Francë.

– Paris Saint-Germaini nuk ka fituar kurrë ndeshje kundër klubeve italiane në Ligën e Kampionëve, ndërsa i ka barazuar katër dhe i ka humbur dy.

– Paris Saint-Germaini nuk e ka arritur fazën gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve që nga sezoni 1994/95.

– Gjiganti francez ka shënuar në 32 ndeshjet e fundit të Ligës së Kampionëve, ecuria më e gjatë në histori të garës prestigjioze evropiane.

– Atalanta është debutuesja e parë që e arrin fazën çerekfinale që prej Leicester Cityt në sezonin 2016/17 dhe klubi i parë italian që e arrin këtë fazë si debutues që nga sezoni 1999/00, kur të njëjtën e kishte arritur Lazio.

– Atalanta i ka fituar katër ndeshjet e fundit të Ligës së Kampionëve, ecuria më e gjatë aktualisht, bashkë me Bayern Munichun.

– Klubi i Serisë A ka pranuar më shumë gola sesa cilado skuadër tjetër këtë sezon në Ligën e Kampionëve – 16 gola në tetë ndeshje.

(Kosova Sot Online )