Bayern vs Barcelona, rezultat i papritur pas pjesës së parë
Bayern Munich është duke e mposhtur 4-1 Barcelonën.
Është mbyllur pjesa e parë mes Bayern Munich dhe Barcelonës që po zhvillohet në Portugali.
Pas 45 minutave lojë, rezultati është shumë i befasishëm – Bayerni po fiton 4-1 kundër Barcelonës së Lionel Messit.
Ndeshja nisi me gol.
Në minutën e Thomas Muller shënoi për 1-0 në minutën e 4’.
Pas tre minutave, gabimisht David Alaba e dërgoi topin në portën e tij për të shënuar për 1-1.
Por, Bayerni më pas tregoi për disa minuta paraqitje mbresëlënëse duke shënuar tre gola të shpejtë për 9 minuta.
Ivan Perisic në minutën e 22’ riktheu epërsinë e Bayernit, derisa më pas për 3-1 shënoi Serge Gnabry në minutën e 28’, kurse për 4-1 sërish realizoi Thomas Mueller në minutën e 31’, duke shokuar Barcelonën.
(Kosova Sot Online)