Vazhdon spektakli, Suarez i jep shpresa Barcelonës

  • A.P /
  • 14 August 2020 - 22:24
Vazhdon spektakli, Suarez i jep shpresa Barcelonës

Ashtu si në pjesën e parë, edhe në atë të dytë Barcelona dhe Bayern Munich po dhurojnë spektakël në Lisbonë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Barcelona, që e mbylli pjesën e parë me rezultat shokues 4-1, ka ngushtuar epërsinë në pjesën e dytë.

Në minutën e 57’, Luis Suarez ka shënuar për 2-4, duke i dhënë shpresa ekipit të tij që të arrijë diçka më shumë nga ky takim.

(Kosova Sot Online)