Video e Leo Messit bëhet virale

  • S.A /
  • 15 August 2020 - 09:12
Video e Leo Messit bëhet virale

Barcelona pësoi humbjen më poshtëruese në historinë e saj në Europë dhe Leo Messi me shokë edhe një herë tjetër eliminohet nga Liga e Kampionëve në mënyrën më të keqe.

Leo përjetoi një makth të paparë në Lisbonë, që në pjesën e parë, kur Bayern Münich shënoi 4 gola në 30 minuta, gjë që e thelloi me 4 gola të tjerë në pjesën e dytë.

Pas ndeshjes, një video e kapitenit të Barcelonës u bë “virale” në mbarë botën.

Aty fokusohet Messi në dhomën e zhveshjes, pak para se të dalin në fushë për pjesën e dytë – ai shihet i shkatërruar plotësisht.

Në derën e dhomës së zhveshjes shfaqet Ter Stegen, gjithashtu i shokuar nga disfata e jashtëzakonshme që po merrte ekipi i tij 4-1, e që në fund u mbyllë edhe më rezultat më të thellë, 8-2.

Aty fokusohet Messi në dhomën e zhveshjes, pak para se të dalin në fushë për pjesën e dytë – ai shihet i shkatërruar plotësisht. Në derën e dhomës së zhveshjes shfaqet Ter Stegen, gjithashtu i shokuar nga disfata e jashtëzakonshme që po merrte ekipi i tij 4-1, e që në fund u mbyllë edhe më rezultat më të thellë, 8-2.

(Kosova Sot Online )