“E pabesueshme çfarë bëri Davies, më erdhi turp që e festova golin, ishte i tij”
Joshua Kimmich thotë se goli që shënoi kundër Barcelonës është i Alphonso Davies e jo i tij.
Talenti 19-vjeçar dribloi disa lojtarë në mesfushë, dribloi edhe mbrojtësin Nelson Semedo dhe arriti me shpejtësi të hatashme në zonë duke kryer gjithë punën, për të asistuar për Kimmich që e dërgoi topin në rrjetë për rezultatin 5-2.
Bayerni e deklasoi Barcelonën në çerekfinale të Ligës së Kampionëve duke e mposhtur 8-2.
Në gjysmëfinale, tani gjermanët do të presin fituesin e duelit Manchester City vs Lyon.
(Kosova Sot Online )