. Conte e do Kanten

  • S.A /
  • 15 August 2020 - 14:21
. Conte e do Kanten

Kante ka rënë në radarin e Interit.

Me kërkesë të Antonio Contes, Interi  është hedhur në sulm për të siguruar shërbimet e mesfushorit të Chelseas, N’Golo Kante, raporton Gazzetta Dello Sport.

Blutë e Londrës besohet se janë të hapur të dëgjojnë oferta për 29-vjeçarin, i cili do të dëshironte të ribashkohej me ish trajnerin Conte. Kante ka pësuar shumë lëndime në sezonin 2019/20 dhe nuk është më i paprekshëm, ai ka mbetur jashtë 11-shes së Chelseas.

(Kosova Sot Online )