E konfirmon Leverkusen, Havertz do të largohet – Chelsea, Juve apo Bayern?

  • S.A /
  • 15 August 2020 - 15:52
E konfirmon Leverkusen, Havertz do të largohet – Chelsea, Juve apo Bayern?

Shefi ekzekutiv i Bayer Leverkusen, Fernando Carro, ka konfirmuar se objektivi i Chelseas, Kai Havertz dëshiron të bëjë një hap para në karrierë.

Ai pëlqehet nga Bayern Munich, Real Madrid, Juventus dhe Manchester United por duket se Chelsea është duke e udhëhequr garën.

Edhe pse marrëveshja ende nuk është arritur mes klubeve pasi Leverkusen kërkonte 100 milionë euro, Carro ka dhënë sinjale se gjithçka mund të zgjidhet pas Europa League.

Ka qenë e qartë nga fillimi se do të ketë bisedime pasi të ketë përfunduar Europa League, ende nuk ka ndonjë ofertë formale”, u shpreh ai.

“Kai na ka thënë se dëshiron të bëjë një hap para në karrierë. Se kur do të ndodhë, nuk mund të them në këtë moment”.

(Kosova Sot Online  )