Ibrahimi nënshkruan me Ballkanin, Kabashi promovohet në ekipin e parë

  • A.P /
  • 17 August 2020 - 23:09
Ibrahimi nënshkruan me Ballkanin, Kabashi promovohet në ekipin e parë

Ballkani vazhdon ta përforcojë skuadrën me futbollistë të talentuar nga Kosova.

Klubi nga Theranda pak më parë e ka prezantuar sulmuesin e talentuar, Erduan Ibrahimi.

Ibrahimi vjen nga KEK-u, dhe ai ka nënshkruar kontratë trevjeçare me Ballkanin.

Postimi i plotë i Ballkanit:

“Suharekë, 17.08.2020

Shtatëmbdhjet (17) vjeçari, Erduan Ibrahimi elektricisti nga skuadra e FC KEK-u, i’u është bashkangjitur FC Ballkani.

Erduani është qender sulmues shtatëlartë, me fizikë të theksuar, ai ka nënshkruar me FC Ballkani kontratë tri vjeçare.
Na priftë e mbara Erduan“.

(Kosova Sot Online)