Presidenti i Barcelonës: I gjithë ekipi është në shitje, përveç 7 lojtarëve

  • S.A /
  • 19 August 2020 - 10:09
Presidenti i Barcelonës: I gjithë ekipi është në shitje, përveç 7 lojtarëve

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka konfirmuar se do të ketë ndryshime rrënjësore në skuadrën katalonase gjatë kësaj vere, në të cilën vendin e sigurt e kanë vetëm shtatë futbollistë.

Pas humbjes turpëruese 8:2 kundër Bayern Munich në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, Barcelona e shkarkoi trajnerin Quique Setien dhe drejtorin sportiv Eric Abidal në fillim të kësaj jave.

Në një intervistë për televizionin e klubit, Bartomeu konfirmoi se vetëm Lionel Messi, Marc-Andre ter Stegen, Nelson Semedo, Frenkie de Jong, Clement Lenglet, Ousmane Dembele dhe Antoine Griezmann nuk janë në shitje.

“Kush nuk është në shitje? Leo Messi. Ai e di këtë. Ai është lojtari më i mirë në botë”, tha Bartomeu.

“Pastaj Ter Stegen, Semedo, De Jong, Lenglet, Dembele dhe Griezmann”, shtoi ai.

Ansu Fati nuk ishte në listë, por Bartomeu e kishte bërë të qartë në të kaluarën se as adoleshenti i talentuar nuk ka për t’u larguar nga Camp Nou.

Komentet e shefit të klubit katalonas bëjnë që e ardhmja e yjeve si Jordi Alba, Gerard Pique, Sergio Busquets, Ivan Rakitic, Arturo Vidal dhe Luis Suarez të jetë e pasigurt.

(Kosova Sot Online )