Barcelona do të tentojë sërish për Lautaron, konfirmon presidenti i klubit

  • S.A /
  • 19 August 2020 - 09:02
Barcelona do të tentojë sërish për Lautaron, konfirmon presidenti i klubit

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, nuk e ka hedhur poshtë mundësinë që klubi i tij të tentojë përsëri ta blejë sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez.

Gjiganti katalonas nuk e ka fshehur asnjëherë interesimin e madh për sulmuesin argjentinas dhe Bartomeu ka folur sërish për të në një intervistë për Barça TV.

“Ne kemi qenë në bisedime me Interin para se të pezulloheshin garat. Ato u ndërpriten kur rifilluan garat”, tha Bartomeu.

Ai konfirmoi se klubi do të tentojë përsëri për ta sjellë 22-vjeçarin në Camp Nou, nëse këtë e dëshiron edhe trajneri i ri Ronald Koeman.

“Do të flasim me trajnerin e ri për ta kuptuar vizionin e tij për të ardhmen”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online )