Largimi i Messit më fut në ankth

  • A.P /
  • 20 August 2020 - 18:03
Largimi i Messit më fut në ankth

“Kjo gjë me fut në ankth”- thashethemet për një largim të Messi e tmerrojnë kandidatin për president të Barcelonës, Font

E ardhmja e sulnuesit në Camp Nou duket se është në dyshim si kurrë më parë, kurse njeriu që shpreson se do ta udhëheq këtë klub i ka bërë të qarta qëndrimet e tij.

Lieonel Messi dhe Barcelona mund të ndahen këtë afat, por njëri prej kandidatëve kryesor për ta zëvendësuar Bartomeun e pranon se kjo gjë “e fut atë në ankth”.

Këto qëndrime ai i ka dhënë në një intervistë për gazetën katalunase Sport se ai nuk e ka llogaritur mundësinë e largimit të Messi.

“Besoj se ky është një rrezik dhe kjo me fut në ankth. Messi është vital për këtë klub, lojtari më i rëndësishëm i joni në tërë historinë dhe ai do të rritet edhe më shumë pas pensionit”, tha Font. “Marrëdheniet në mes të Messi dhe Barça do të vazhdojnë edhe pasi ai do t’i varë këpucët. Ai duhet të jetë një imazh për këtë klub dhe rritjen e tij në tërë botën për këto vite”.

Të tilla komente priten nga një njeri që shikon për të marrë mbështetje gjatë fushatës së tij dhe është favorit për shkak se në kohën e Bartomeut skuadra katalunase është hyrë në krizë.

Ai ka vazhduar kritikat ndaj presidentit në detyrë duke thënë se shkarkimi i Quique Setien dhe caktimi i Koeman nuk është një “rrugë shpëtuese” në bord dhe ka bërë të qartë që Koeman nuk do të jetë trajner nëse ai merr drejtimin e skuadrës.

Font kishte theksuar më parë që Cavi duhet të ishte në timon të skuadrës dhe ai ka premtuar se nëse zgjedh do të shikoj për ndonjë pozitë tjetër në klub për Koeman.

“Dëshiroj dhe e mendoj me tërë zemër që Koeman dhe Barca të fitojnë tripletën”, tha Font. “Por, una jam i sigurt që Xavi, në krye të këtij projekti është ideal, për Koeman do ta gjejmë një vend po ashtu”.

Ai po ashtu ka thënë se është e “pakuptimtë” që “disa njerëz që kanë shkaktuar kriza ende marrin vendime”, përfshirë këtu edhe drejtorin teknik të sapopromovuar Ramon Planes, derisa bën thirrje për një pastrim nga fillimi në fund duke thënë se “është papërgjegjshmëri” e Bartomeut që nuk ka dhënë dorëheqje tashmë.

Shqetësimet e Font janë lojtarët që ai dëshiron t’i mban në klub m e regjimin e tanishëm si dhe me deklaratat e Bartomeut se janë planifikuar “masa drastike” dhe se pritet edhe largimin i disa “figurave legjendare”.

Nga Prespektiva e Font, ana sportive e klubit është diskredituar, pas debaklit në Ligën e Kampionëve dhe fitimi i titullit nga Real Madridi pas kthimit të futbollit shkaku i vetizolimit disa mujor.

“Çka nëse sekretari i ri teknik dhe trajneri më 2021 besojnë që Luis Suarez apo Pique, për shembull, janë ende të rendësishëm për skuadrës gjatë zhvillimit të skuadrës por Planes dhe Koeman tashmë i kanë shitur ata?”, ka pyetur Font.

“Nuk ka kuptim. Duhet të mendohet më shumë për të ardhmen. Duhet shikuar më shumë se sot dhe për të bërë më të mirën për Barcelonën”.

(Kosova Sot Online)