E KONFIRMUAR: Fulham bën ofertë zyrtare për Piquen

  • S.A /
  • 21 August 2020 - 08:37
E KONFIRMUAR: Fulham bën ofertë zyrtare për Piquen

Oferta e Fulham për Pique është e vërtetë, lajmi është konfirmuar nga media spanjolle.

Gerard Piqué, 33-vjeçar, pritet të jetë njëri prej futbollistëve të shumtë që do të largohet nga Camp Nou, pasi Barça po kërkon të bëjë revolucion pas humbjes turpëruese në Ligën e Kampionëve 8-2 nga Bayern Munich, sinjal se është koha për ndryshime.

Mediat në Spanjë janë duke raportuar se janë të vërteta spekulimet që e lidhin Piquen me Premierligën.

Fulham tashmë i ka bërë ofertë zyrtare futbollistit duke i ofruar kontratë dy vjeçare dhe një pagë vjetore 5.5 milionë euro në sezon.

Pique është pjesë e ekipit të parë të Barcelonës që nga viti 2009, që kur u kthyer nga huazimi 1-vjeçar te Manchester United.

(Kosova Sot Online )