Europa Liga vazhdon të jetë e Sevillës

  • A.P /
  • 21 August 2020 - 23:10
Europa Liga vazhdon të jetë e Sevillës

Sevilla ka fituar me rezultat 3-2 kundër Interit sonte duke fituar për herë të gjatë këtë trofe, rekord në Europë. Interi kaluan shpejt në epërsi por e humbën ndeshjen në fund. Sevilla luajti më mirë duke bërë që Interi edhe pas 10 viteve të mbetet pa trofe të fituar

Sevilla ka treguar edhe njëherë që është një eksperte për të fituar Europa Ligën.

Skuadra e Julien Lupetegui ka fituar me rezultat 3-2 në një ndeshje dramatike në Koln ku në fund triumfuan spanjollët.

Interi e nisi shumë mirë këtë takim. Në një kundërsulm të shpejt Lukaku do të pengohej në zonë të rreptësisë për të shënuar gol në minutën e 2-të te ndeshjes nga penalltia.

Por, Sevilla vazhdonte sulmet dhe arriti që të barazoi rezultatin në minutën e 12-të ku shënon Luuk de Jong.

I njëjti lojtar do ta kalonte në epërsi Sevillan në minutën e 33-të, por Interi do të reagonte përsëri shumë shpejt për të shënuar gol në minutën e 36.

Me rezultatin 2-2 do të përfundonte pjesa e parë.

Në pjesën e dytë Sevilla përsëri vazhdonte të ishte më këmbëngulëse dhe arriti përsëri të goli në minutën e 74-të.

Ishte një goditje e bukur me revoshatë nga Diego Carlos që u devijua nga Lukaku dhe kështu Sevilla kalon në epërsi.

Interi u mundua të reagojë për spanjollët u treguan të vendosur dhe në fund e ngritën për herë të gjashtë trofeun e Europa Ligës, rekord për këtë skuadër.

Ndërkohë, Interi mbete që 10 vite pa fituar asnjë trofe. 

(Kosova Sot Online)