CR7 rikthehet në Continassa, Santos e thërret për sfidat e Nations League

  • A.P /
  • 24 August 2020 - 17:56
CR7 rikthehet në Continassa, Santos e thërret për sfidat e Nations League

Cristiano Ronaldo rikthehet në bazë. Kampioni portugez, i cili do të jetë sulmuesi kryesor i Juventusit edhe në epokën e Pirlos, u paraqit në Continassa për seancën e parë stërvitore, pasi u kthye nga Portugalia të dielën në mbrëmje.

Ai më pas do të kthehet në vendlindje brenda disa javësh, pasi trajneri Fernando Santos e ka thirrur për ndeshjet kundër Kroacisë (në Porto) dhe Suedisë (në Solna), të planifikuara për 5 dhe 8 shtator, të vlefshme për fazën e grupeve të Nations League, kompeticion në të cilin luzitanët por mbretërojnë si kampionët e parë.

 

Cristiano është i gatshëm të fillojë vitin e tij të tretë tek Juventusi dhe do ta bëjë këtë me trajnerin e tretë në pankinë.

Pas Allegrit dhe Sarrit, i vjen radha Andrea Pirlos për të udhëhequr 5 herë fituesin e “Topit të Artë”, i cili, natyrisht, do të jetë pika referuese në sulmin e bardhezinjve.

(Kosova Sot Online)