Zyrtare: Prishtina e humb ndeshjen në tavolinë

  • A.P /
  • 24 August 2020 - 18:08
Zyrtare: Prishtina e humb ndeshjen në tavolinë

Pa luajtur asnjë ndeshje, përfundon Europa League për FC Prishtinën.

Klubi nga kryeqyteti ka konfirmuar zyrtarisht se ka pranuar vendimin nga UEFA, humbjen 3-0 me rezultat zyrtar, do të thotë Lincoln kalon në fazën tjetër pa zbritur fare në fushë.

Ky vendim i UEFA-s erdhi pasi lojtarët e Prishtinës rezultuan dy herë pozitivë me COVID-19, ani pse të njëjtit në Prishtinë, pas testeve, dolën negativ.

Sido që të jetë, Prishtina duhet të pajtohet me vendimin e UEFA-s dhe s’i mbetet gjë tjetër pos të punojë dhe të kërkojë sërish daljen në Evropë sezonin e ardhshëm.

(Kosova Sot Online)