Bayerni e rrëzon Realin nga froni pas pesë vjetësh n’Champions League

  • A.P /
  • 24 August 2020 - 23:04
Bayerni e rrëzon Realin nga froni pas pesë vjetësh n’Champions League

Bayern Munich zyrtarisht është klubi më i mirë në Evropë.

Gjermanët triumfuan të dielën mbrëma në finale të Ligës së Kampionëve duke e mposhtur 1-0 Paris Saint Germainin.

Përveç titullit, Bayerni ka rrëmbyer edhe vendin e parë në ranglistën e klubeve më të mira në Evropë, të bazuara në pikët e fituata nga ana e klubeve në pesë sezonet e fundit.

Qe nga sezoni 2015/16, Real Madridi ishte gjithmonë krye si klubi më i mirë në Evropë, madje e fitoi tre herë me radhë këtë trofe – 2016, 2017 dhe 2018.

Bayerni e rrëzoi Realin dhe tani ka 136.00 pikë, derisa Madridi ka mbetur i dyti me 134.00 pikë.

Kampioni i vitit të kaluar, Liverpooli, është vetëm i 10-ti në listën e klubeve më të mira në Evropë.

(Kosova Sot Online)