Zidane jep një parashikim interesant për sfidën Real Madrid – Bayern Munich

  • S.A /
  • 06 May 2024 - 09:14
Zidane jep një parashikim interesant për sfidën Real Madrid – Bayern Munich

Të mërkurën mbrëma zhvillohet ndeshja kthyese gjysmëfinale mes Real Madridit e Bayern Munich.

Takimi i parë i zhvilluar në gjermani u mbyll pa fitues 2:2, transmeton "Kosova Sot Online".

Në lidhje me ndeshjen kthyese, një koment ka dhënë ish trajneri madrilen, Zinedine Zidane.

“Madrid. Epo, të paktën unë shpresoj kështu. Por do të jetë një lojë e vështirë. Hala Madrid siempre”, përfundoi Zizu.

Trajneri francez që kur u nda me Real Madridin më nuk ka udhëhequr ndonjë skuadër, ndonëse është përfolur për disa të tilla.

Ekipe si Manchester United, Juventus e Paris Saint-German ishin të lidhur me emrin e Zidanes.

Së fundmi, po flitet për një interesim të Bayern Munich, që do të mbetet pa trajner në fund të këtij edicioni.

(Kosova Sot Online )