As Zhegrova nuk është pjesë e listës së Challandes

  • A.P /
  • 25 August 2020 - 17:00
As Zhegrova nuk është pjesë e listës së Challandes

Edon Zhegrova nuk do të jetë pjesë e listës së futbollisteve të ftuar nga Bernard Challandes

Në listën e të ftuarve për dy ndeshjet e shtatorit, fillimisht të asaj kundër Moldavisë, ndeshje që do të zhvillohet në Parma të Italisë dhe mandej asaj të Greqisë, përpos Vedat Muriqit mungon edhe Edon Zhegrova.

Për Edon Zhegrovën para ndeshjes është thënë se nuk mund të luajë për shkak se vuan nga një lëndim të vogël.

Madje, kjo ka qenë edhe arsyeja pse ai nuk i është bashkuar skuadrës në stërvitje me Genk.

Megjithatë, mbetet të konfirmohet se pse ka ndodh kjo nga ndonjë konferencë e radhës nga Bernard Challandes apo FFK. 


(Kosova Sot Online)