Bord i Barcelonës në mbledhje të jashtëzakonshme, tifozët mblidhen para Camp Nou

  • A.P /
  • 25 August 2020 - 21:45
Bord i Barcelonës në mbledhje të jashtëzakonshme, tifozët mblidhen para Camp Nou

Mediat spanjolle kanë lajmëruar se bordi i drejtorëve të Barcelonës ka filluar një mbledhje të jashtëzakonshme

Ata janë duke e diskutuar atë çfarë ka shkruar Messi në letër, derisa media  e njohur ndërkombëtare, Associated Press e ka konfirmuar kërkesën e Messi për t’u larguar.

Ende nuk është konfirmuar ndonjë kërkesë e tyre apo është kjo një protestë kundër presidentit të klubit, Joseph Bartomeu.

Pas kësaj pritet një betejë ligjore për Messin ku ai ka një klauzolë lirimi 700 milionë euro, por që ajo mund të mos vlejë pasi që ka edhe një nen në të ku thotë se Messi mund të largohet me vetdëshirë edhe pa paguar klauzolën por ajo vlen deri më 31 mars. Disa media të tjera thonë deri më 10 qershor.

Sido që të jetë marrëdhëniet e Messi me klubin Blaugran janë në pikën më të ulët të mundshme.

Tri klube besohet se janë në pozitë të mirë për të marrë shërbimet e Messi, Interi, Manchester City dhe Paris Saint-Germain. 

(Kosova Sot Online)