Koeman e do Wijnaldumin në Barcelonë

  • E.K /
  • 28 August 2020 - 15:10
Koeman e do Wijnaldumin në Barcelonë

Barça e do Wijnaldumin. Humbja 8-2 nga Bayerni në Ligën e Kampionëve ka tronditur Barcelonën që synon të bëjë shumë ndryshime në skuadër.

Mesfushori i Liverpoolit, Georginio Wijnaldum, është duke u kërkuar nga Ronald Koeman te Barcelona, konfirmojnë burime të Goal, por holandezi s’do t’i bëjë njëherë presion Redsave përderisa s’ka ende ofertë në tavolinë.

Transferimi i tij në Camp Nou varet edhe nga shitjet që do t’i bëjë Barça dhe më pas do të merren sipas Goal, vesh për çmimin e Wijnaldum.

Sido që të jetë, prioriteti i Barcelonës tani për tani është zgjidhja e problemit me Lionel Messin, që zyrtarisht ka kërkuar largimin nga katalunasit.

Wijnaldum është pjesë e Liverpoolit që nga viti 2016, ka bërë 186 paraqitje dhe ka shënuar 19 gola.

(Kosova Sot Online(