Madrid-Getafe dhe Barça-Elche, ‘El Clasico’ e parë me 25 tetor

  • A.P /
  • 31 August 2020 - 21:07
Madrid-Getafe dhe Barça-Elche, ‘El Clasico’ e parë me 25 tetor

Të mëdhenjtë e Spanjës e nisin sezonin 2020/21 në shtëpi

12 ditë para startit të sezonit në La Liga, është hedhur shorti dhe janë mësuar gjitha ndeshjet e xhiros së parë dhe deri në fund të sezonit në Spanjë.

Real Madridi do ta nisë sezonin në shtëpi, kundër Getafe, Barça po ashtu në shtëpi, kundër Elches derisa Atlético starton me derbi, në Wanda Metropolitano kundër Sevillës.

Është mësuar edhe data për El Clasicon e parë, që do të luhet në Camp Nou me 25 tetor, kurse ajo e kthimit me 11 prill.

(Kosova Sot Online)