Arrihet marrëveshja mes James Rodriguezit dhe Evertonit

  • S.A /
  • 02 September 2020 - 08:40
Arrihet marrëveshja mes James Rodriguezit dhe Evertonit

Evertoni ka arritur marrëveshje me James Rodriguezin për të kaluar në Goodison Park nga Real Madridi.

Anësori kolumbiani nuk ishte më në planet e Zinedine Zidanes, andaj në këtë verë parashikohej edhe më parë largimi i tij.

Sipas asaj që raporton The Telegraph, James do të jetë transferimi më i ri i Carlo Ancelottit te Toffees.

29-vjeçari do të nënshkruajë kontratë trevjeçare me klubin nga Liga Premier, derisa është në kërkim të një vendi titullar.

James nuk kishte arritur të luante edhe shumë në edicionin që lamë pas te Los Blancos, duke u lënë në bankën rezervë nga Zidane.

Ai kishte bërë vetëm nëntë paraqitje në La Liga dhe kjo e detyroi atë që të kalonte te Evertoni.

(Kosova Sot Online )